Një pushues është mbytur sot pasdite në plazhin e Qerretit në Kavajë.
Ngjarja ka ndodhur në orën 18:00, ndërsa mësohet se viktimë ka mbetur Naim Tola nga Tirana, rreth 50 vjeç. Ai u dërgua fillimisht me urgjencë në spitalin e Durrësit, por fatkeqësisht nuk mundi të mbijetojë.
Ky ka qenë një sezon shumë i vështirë sa i takon ngjarjeve të tilla fatkeqe, me shumë pushues që janë mbytur edhe për shkak të mungesës së rojeve vëzhguese nëpër bregdete.


