Një shtetas italian është gjetur i pajetë ditën e sotme në Kavajë.
Bëhet me dije se viktima është identifikuar si Xhuzepe Klemente, rreth 70 vjeç. Personi në fjalë jetonte në lagjen nr.2 të Kavajës, në katin e gjashtë të një pallati dhe ishte i martuar me një shqiptare.
Burimet për media bëjnë me dije se 70-vjeçari kishte humbur kontaktet me të afërmit e tij që prej orës 08:15 të mëngjesit të sotëm.
Mësohet se ai kishte probleme të shumta shëndetësore. Sakaq në trupin e tij nuk janë gjetur shenja dhune dhe dyshohet se 70-vjeçari ka humbur jetën nga një sulm në zemër.
I moshuari kishte lënë amanet që të varrosej në Shqipëri.
Trupi i pajetë do të dërgohet te morgu i Tiranës për të bërë autopsinë që zbulon shkakun e vdekjes.


