• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
E RËNDË NË ITALI/ Foshnja 9-muajshe vritet nga pitbulli i shtëpisë teksa i ati ishte në gjumë
Home
Jetë

E RËNDË NË ITALI/ Foshnja 9-muajshe vritet nga pitbulli i shtëpisë teksa i ati ishte në gjumë

16 February, 2025 s.autor Jetë

Një foshnjë 9-muajshe, Giulia L., ka humbur jetën pasi është sulmuar për vdekje nga një pitbull brenda banesës së saj. Ngjarja e rëndë ndodhi natën e kaluar në Acerra, provincë e Napolit.

Babai i vogëlushes, V. L., i cili ndodhej i vetëm në shtëpi me të, i tha policisë se e kishte gjetur vajzën në shtratin e saj, e mbuluar në gjak, pasi ishte sulmuar nga qeni që familja mbante prej rreth një viti. Nëna e foshnjës ndodhej në punë në një restorant në atë moment.

Babai e dërgoi menjëherë të bijën në krahë në urgjencën e klinikës “Villa dei Fiori”, por mjekët nuk mundën të bënin asgjë për ta shpëtuar. Giulia kishte plagë të rënda nga kafshimet në fytyrë dhe në kokë dhe humbi jetën në spital. Policia u njoftua nga stafi mjekësor rreth mesnatës.

Në spital babai pretendon se sulmi u krye nga një qen endacak, nëna e sulmon mes lotëve

Fillimisht, në spital, babai i fëmijës tentoi të justifikonte ngjarjen duke pretenduar se e bija ishte sulmuar nga një qen endacak. Megjithatë, kjo histori u rrëzua menjëherë nga hetuesit.

Momenti kur nëna e fëmijës mbërriti në spital ishte dramatik: e dërrmuar nga dhimbja, ajo shpërtheu në britma kundër partnerit të saj dhe e sulmoi mes lotëve. Të dy prindërit, të cilët janë nën moshën 30 vjeç, ndodhen në gjendje shoku.

Hetimet dhe autopsia

Prokuroria e Nola ka hapur një hetim mbi rastin dhe ka urdhëruar sekuestrimin e trupit të foshnjës për kryerjen e autopsisë. Gjithashtu, është sekuestruar edhe banesa ku ndodhi ngjarja për të kryer ekzaminimet e nevojshme. Hetime po kryhen edhe për qenin që shkaktoi tragjedinë.

Sipas dëshmisë së dhënë nga babai, ai ishte shtrirë për të fjetur bashkë me vajzën dhe kur u zgjua, e gjeti të mbuluar në gjak, pa dëgjuar asgjë gjatë natës.

“Ai pitbull kishte vrarë një qen më parë”

Banorët e lagjes Icesnei në Acerra, që ndodhet përballë klinikës, e përshkruajnë qenin si agresiv. “Një vit më parë ai sulmoi një qen të vogël dhe e vrau”, rrëfen një dogsitter për gazetën Repubblica.

Shërbimi veterinar i ASL ka marrë në kujdes pitbullin. Sipas fqinjëve, familja mbante dy qen në banesë. “Ne e kishim paralajmëruar disa herë që pitbulli ishte agresiv,” thotë Lorella Siesto, një nga fqinjët. “Kemi njoftuar edhe policinë disa herë, por ata na thoshin se nuk do të dëmtonte askënd,” shton Rosanna D’Angelo.

Ajo kujton gjithashtu skenën kur qeni vrau një kafshë tjetër: “Ishim në ballkon kur sulmoi qenin e vogël. Nuk mundën t’ia hiqnin nga nofullat, ishte tmerruese.”

Një rast i ngjashëm

Ngjarja sjell ndërmend tragjedinë e ndodhur në prill të vitit të kaluar në Eboli, në provincën e Salernos. Një djalë 13-muajsh, Francesco Pio, u vra nga dy pitbullë ndërsa ndodhej në krahët e nënës së tij.

Kur nëna e fëmijës po dilte nga shtëpia, qentë e sulmuan dhe e rrëmbyen foshnjën nga duart e saj. Gruaja pësoi plagë të lehta dhe u mjekua në vendngjarje. Sulmi ndodhi në një vilë dykatëshe, duke tronditur komunitetin lokal.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DOSSIER/ Dëshmia e trishtë, e të birit të bajraktarit të Mërturit: Baba, me vëllanë, Zefin, të rrethuar nga Forcat e Ndjekjes në bjeshkët e Nikaj, hanin lënde lisi...
Previous article TRAFIK DROGE E GRUP KRIMINAL/ Arrestohet në Pogradec 43-vjeçari i kërkuar në Itali

s.autor

Postime të ngjashme

ALARM KLIMATIK GLOBAL/ Meteorologët paralajmërojnë El Nino-n më të fuqishëm në 140 vjet Jetë

ALARM KLIMATIK GLOBAL/ Meteorologët paralajmërojnë El Nino-n më të fuqishëm në 140 vjet

MOMENTE TMERRI NË LONDËR/ Vajza e vogël mbetet e varur në dritaren e katit të dytë, shpëtohet në sekondat e fundit Jetë

MOMENTE TMERRI NË LONDËR/ Vajza e vogël mbetet e varur në dritaren e katit të dytë, shpëtohet në sekondat e fundit

MODELJA HABIT ME RRËFIMIN: Prindër milionerë i ofrojnë shuma marramendëse për të dalë me djemtë e tyre Jetë

MODELJA HABIT ME RRËFIMIN: Prindër milionerë i ofrojnë shuma marramendëse për të dalë me djemtë e tyre

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT