• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E RËNDË NË ITALI/ 25-vjeçari shqiptar vritet me armë zjarri, dyshohet se po grabiste një banesë
Home
Aktualitet
Kronikë

E RËNDË NË ITALI/ 25-vjeçari shqiptar vritet me armë zjarri, dyshohet se po grabiste një banesë

20 September, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një 25-vjeçar shqiptar, banues në Torino, është vrarë me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të sotëm, teksa dyshohet se po grabiste një banesë në Baldissero d’Alba, në provincën e Cuneos, Itali.
Sipas mediave italiane, një grup prej të paktën 4-5 personash kishte hyrë në oborrin e banesës rreth orës 02:00 të mëngjesit, kur pronari, i identifikuar si Roberto Mollo, i ka zënë në befasi dhe ka qëlluar disa herë me pistoletën që e posedonte në mënyrë të ligjshme. Si pasojë, 25-vjeçari shqiptar ka mbetur i vdekur, ndërsa identiteti i tij nuk është bërë ende publik.
Sipas rindërtimit paraprak të ngjarjes, Mollo, një mekanik dhe shofer kamioni për transportin e kafshëve, ndodhej i vetëm në banesën në pronësi të prindërve të tij, kur dëgjoi zhurma nga jashtë.
Pasi dyshoi se në pronë kishin hyrë persona të paautorizuar, ai doli për të parë situatën dhe, kur u përball me grupin në errësirë, mori pistoletën gjysmëautomatike dhe hapi zjarr.

Njëri prej personave mbeti i vrarë, ndërsa të tjerët u larguan nga vendngjarja. Ngjarja po hetohet nga autoritetet italiane për të sqaruar dinamikën e plotë të saj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRAGJIKE NË DIBËR/ Mbytet një 22-vjeçare në lumin Drini i Zi
Previous article GJYSMA E GRAVE JASHTË TREGUT TË PUNËS/ Raporti i INSTAT: Hendeku gjinor rezulton në 13.3%

s.autor

Postime të ngjashme

TRAGJIKE NË DIBËR/ Mbytet një 22-vjeçare në lumin Drini i Zi Aktualitet

TRAGJIKE NË DIBËR/ Mbytet një 22-vjeçare në lumin Drini i Zi

"GJYSHJA KA VDEKUR"/ Nipi telefonoi policinë pas vrasjes makabre në Tiranë. Autori pas krimit shkoi tek kushëriri në Kamzë, ishte dënuar për dhunë në familje Aktualitet

"GJYSHJA KA VDEKUR"/ Nipi telefonoi policinë pas vrasjes makabre në Tiranë. Autori pas krimit shkoi tek kushëriri në Kamzë, ishte dënuar për dhunë në familje

TRONDITET SARANDA/ Vrasje me armë zjarri, kush është viktima (EMRI) Aktualitet

TRONDITET SARANDA/ Vrasje me armë zjarri, kush është viktima (EMRI)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT