Më datë 31.05.2020 , midis fshatrave Kuç dhe Qeparo , Himarë , në një zonë të pyllëzuar , është gjetur i pajetë një 65 – vjeçar , banues në fshatin Kuç , i cili punonte si roje në rrugën e re që po ndërtohet në fshatin Kuç , Himarë .
Nga burime policore mësohet se viktima është Ylli Luçaj . Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Komisatiatit të Policisë Himarë ku paraprakisht dyshohet se shtetasi Y.L , në rrethana ende të paqarta ka humbur jetën si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit . Shërbimet e policisë po krehin zonës si dhe po vijon shoqërimi i personave që mund të kenë dijeni për ngjarjen.
Grupi hetimor i përbërë nga specialistë të Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Himarë dhe specialistë të Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Vlorë , po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes .