Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Gjirokastër, ku një i moshuar është aksidentuar rëndë teksa punonte në bahçe.
Mësohet se 80-vjeçari Demir Demiri është rrëzuar nga një lartësi prej 4 metrash, teksa po krasiste hardhitë.
Mësohet se i moshuari ka pësuar dëmtime në kokë dhe çarje të kafkës. Po ashtu bëhet e ditur se ai do të largohet me helikopter për trajtim të mëtejshëm në spitalin e traumës.


