Një e moshuar është dhunuar gjatë natës në Gjirokastër, nga një person i paidentifikuar ende.
Paraprakisht, bëhet me dije se 75 vjeçarja me inicialet P.Q ka qenë duke fjetur në shtëpinë e saj, natën e kaluar, kur një person i është futur në shtëpi dhe e ka rrahur. E moshuara është transportuar në spitalin e qytetit, por ka dëmtime të rënda, farktura në disa pjesë të trupit dhe goditje në fytyrë.
Tre vite më parë të moshuarës i kanë vrarë bashkëshortin. Ngjarja ka nodhur në fshatin Palokastër, ndërsa Policia po punon për kapjen e autorit dhe zbardhjen e shkakut.