• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E RËNDË NË GJIROKASTËR/ 10-vjeçari kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj një adoleshenti
Home
Aktualitet
Kronikë

E RËNDË NË GJIROKASTËR/ 10-vjeçari kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj një adoleshenti

3 April, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një rast i dyshuar ngacmimi seksual ndaj një të mituri po hetohet nga autoritetet në Gjirokastër.

Sipas informacioneve paraprake, një fëmijë 10-vjeçar ka kallëzuar një 17-vjeçar si autor të dyshuar të ngjarjes. Në vendngjarje kanë qenë të pranishëm edhe dy fëmijë të tjerë, të moshës 9 dhe 10 vjeç, të cilët konsiderohen dëshmitarë.

I mituri pritet t’i nënshtrohet një kontrolli mjekësor në Tirana, për të bërë verifikimin e plotë të pretendimeve dhe për të dokumentuar çdo element të mundshëm që lidhet me rastin.

Policia ka nisur hetimet dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Të miturit e përfshirë janë pjesë e komunitetit rom.

 

Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje të tjera, ndërsa hetimet vijojnë për të sqaruar plotësisht këtë rast të rëndë

Njoftimi i plote:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër referuar materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim një 17-vjeçar, banues në lagjen Zinxhira, pasi dyshohet se ky shtetas në prani të 2 shtetasve të tjerë të mitur, të moshës 9 dhe 10 vjeç, dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një 10-vjeçar.

17-vjeçari është larguar në drejtim të shtetit Grek, para se 10-vjeçari dhe prindrit e tij, të vinin në ambientet e Policisë për të bërë kallëzim.

Të miturit janë intervistuar në prani të prindërve, psikologes, avokatit dhe përfaqësuesve të Njësisë për Mbrojtjen e Fëmijëve, në përputhje me procedurat ligjore.

Vijojnë hetimet për dokumentimin ligjor të rastit.

Materialet procedurale i janë përcjellë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NIS SEANCA NË GJKKO PËR KRYEBASHKIAKUN/ Veliaj nuk paraqitet në gjyq. I pranishëm biznesmeni Abule
Previous article NUK PRANOI DOT NDARJEN/ Shqiptari i vë flakën shtëpisë së ish-partneres, lëndohen të dy

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin Aktualitet

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT