• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E RËNDË NË FIER/ Vajza qëllon me thikë të atin pas zënkës mes tyre
Home
Aktualitet
Kronikë

E RËNDË NË FIER/ Vajza qëllon me thikë të atin pas zënkës mes tyre

10 May, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një 49-vjeçare është arrestuar në Fier pasi akuzohet se plagosi me thikë babain e saj. Mësohet se ai ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

“Arrestoi shtetasen A. S., 49-vjeçe, banuese në fshatin Ferras, pasi për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), babanë e saj, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftim.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Komisariati i Policisë Fier:

ndaloi shtetasin E. Gj., 38 vjeç, banues në fshatin Havaleas, Fier, pasi dyshohet se ka vjedhur një motomjet dhe 2 krerë bagëti, në pronësi të 2 shtetasve;

-arrestoi shtetasen A. S., 49 vjeçe, banuese në fshatin Ferras, pasi për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), babanë e saj, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën;

-referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Xh. V., 54 vjeç, banues në fshatin Arapaj, Roskovec, pasi për motive të dobëta, ka goditur me grushte një shtetas 33 vjeç.

Policia Rrugore e DVP Fier arrestoi në flagrancë shtetasin S. H., 38 vjeç, banues në fshatin Zhupan, Fier, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Komisariati i Policisë Lushnjë:

-referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. T., 63 vjeç, banues në fshatin Babunjë, Lushnjë, pasi ka kallëzuar një 24-vjeçare se dy muaj më parë, shtetasi L. T. ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të;

-shpalli në kërkim shtetasin M. G., 34 vjeç, banues në fshatin Plyk, Lushnjë, pasi dyshohet se ka vjedhur disa produkte në një dyqan.

Komisariati i Policisë Mallakastër referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. K., 33 vjeç, banues në Ballsh, Mallakastër, pasi nga pakujdesia, ka dëmtuar dyqanin e një shtetasi tjetër.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HAPET SEZONI VEROR/ Prespa josh turistët me natyrë, kulinari dhe kulturë
Previous article PUBLIKOHEN PAMJET/ Sirena policie dhe qytetarë të trembur, çfarë ndodhi pas vrasjes së Brahimit në Athinë

s.autor

Postime të ngjashme

ZBULOHET PLANTACION ME KANABIS NË VELIPOJË/ Pezullohen kryekomisari, nënkomisari dhe një inspektor (EMRAT) Aktualitet

ZBULOHET PLANTACION ME KANABIS NË VELIPOJË/ Pezullohen kryekomisari, nënkomisari dhe një inspektor (EMRAT)

EMRI/ I dënuar me 15 vite burg për trafik njerëzish, arrestohet në Itali 42-vjeçari shqiptar Aktualitet

EMRI/ I dënuar me 15 vite burg për trafik njerëzish, arrestohet në Itali 42-vjeçari shqiptar

DYSHOHET SE MORI PENG TË RIUN NË TIRANË/ Publikohet FOTO e 41-vjeçarit në kërkim Aktualitet

DYSHOHET SE MORI PENG TË RIUN NË TIRANË/ Publikohet FOTO e 41-vjeçarit në kërkim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT