Zhduket në rrethana të paqarta një vajzë vetëm 15 vjeçe në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur 4 ditë më parë. Nxënësja e klasës së tetë është larguar nga shtëpia duke mos lënë asnjë kontakt me prindërit apo të afërmit.
Pasi kanë kërkuar privatisht dhe nuk ka rënë në gjurmë të vajzës, nëna e saj M.S. 36 vjeçe ka kryer kallzim në polici ku ka deklaruar se vajza i ka humbur që nga data 9 korrik.
Policia po punon për identifikimin dhe gjetjen e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan.


