Një konflikt i nisur në një lokal në Elbasan ka degjeneruar në sherr me thika e për pasojë kanë mbetur të plagosur pesë persona.
Burimet e para policore thonë se sherri ka ndodhur një një lokal në qendër të qytetit.
Në konflikt janë përfshirë 5 persona, tre prej tyre nga e njëjta familje. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton shkaqet.


