Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugorë Elbasan – Peqin, ku si pasojë ka mbetur i plagosur një person.
Policia sqaron se dy mjete janë përplasur me njëri-tjetrin, ku ka mbetur i plagosur drejtuesi i njërit nga mjetet, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.
Ai u dërgua në spitalin e Elbasanit, ku po merr edhe mjekimin e nevojshëm.
Drejtuesi i mjetit tjetër është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Peqin / Informacion paraprak
Në aksin rrugor Elbasan – Peqin, janë përplasur dy mjete dhe për pasojë ka mbetur i plagosur një drejtues i mjetit i cili u transportua në Spitalin e Elbasanit, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i mjetit tjetër është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.


