Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Elbasan-Cërrik. Nga aksidenti ka humbur jetën një 40-vjeçare me inicialet E.M, banuese në fshatin Banjë. Ajo është përplasur nga një automjet tip “Ford”, me targa AA 562 EC, me drejtues shtetasin I. M. , 57 vjeç, banues në Peqin, teksa ecete në anë të rrugës. 40-vjeçarja është transportuar mënjeherë për në spital por për shkak të plageve të marra ka humbur jetën gjatë rrugës për në Spitalin e Elbasanit.
Njoftimi i Policisë:
Elbasan
Informacion paraprak
Reth orës 08:40, në aksin rrugorë Elbasan- Cërrik , në fshati Malasej , Cërrik , duke drejtuar mjetin tip “Ford”, me targa AA 562 EC , me drejtues shtetasin I. M. , 57 vjec , banues në Peqin, ka aksidentuar, këmsoren shtetasen E.M. rreth 40 vjeçe, banuese në fshatin Banjë.
Shtetasja mënjeherë është transportuar për në spital por për shkak të plageve të marra ka humbur jetën gjatë rrugës për në Spitalin e Elbasanit.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Cërrik.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit..


