Një ngjarje e rëndê ka ndodhur në Librazhd. Duke drejtuar mjetin e tij në fshatin Librazhd Katund, shtetasi E.Ç, 33 vjeç, banues ne Librazhd, ka dalë nga rruga. Bëhet fjalë për mjetin tip “Volkswagen” me targa AA 314 KN.
Si pasojë është aksidentuar vetë drejtuesi i mjetit shtetasi E.Ç., si dhe djali i tij i mitur L.Ç., 11 vjeç, i cili ishte pasagjer në mjet.
Shtetasit e lartpërmendur janë transportuar në Spitalin e Librazhdit dhe janë jashtë rrezikut për jetën.


