Një i burgosur dyshohet t’i ketë dhënë fund jetës në qelinë e burgut të Elbasanit, ku qëndronte në paraburgim.
Bledar Doda, 25 vjeç ka mbërritur pa shenja jete në spitalin e Elbasanit. Nga dyshimet e para mendohet që i riu të jetë vetëvarur në qeli. Për ngjarjen e rëndë kanë nisur hetimet.