Dy persona kanë rezultuar me tuberkuloz në zonën e Nishtullës, në qytetin e Durrësit.
Raportohet se personat në fjalë i përkasin komunitetit rom.
Sipas burimeve të Fax News, ky informacion është bërë i ditur nga analizat që janë kryer për 80 banorët e zonës.
Tuberkulozi është sëmundja e dytë më vdekjeprurëse nga një agjent i vetëm infektimi, pas virusit HIV. Mbi 95 për qind e rasteve dhe vdekjeve nga turbekulozi ndodhin në vendet në zhvillim.


