Bulqizë, humb jetën në minierë 49-vjeçari Fiqiri Karaj, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje.
Një aksident me pasojë vdekjen e një minatori është regjistruar sot në minierën e Bulqizës. Mësohet se një 49-vjeçar ka humbur jetën sot teksa punonte në një galeri.
Viktima është goditur nga një masiv gurësh, dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Policia po heton në lidhje me dokumentin e plotë të ngjarjes në fjalë.


