Një 30-vjeçar ka ndërruar jetë mesditën e sotme në Qesarakë, ndërsa dyshohet se është vetëhedhur nga vetëlartësia.
Policia bën tw ditur se dyshohet se 30-vjecari vuante nga problemet e shëndetit mendor. Ndërkohë vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi
Tiranë/Informacion paraprak.Më datë 19.03.2021, rreth orës 13:31, në Qesarakë, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia shtetasi F. V., rreth 30 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.
Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor.


