Një bari ka humbur jetën teksa kulloste bagëtitë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Qënckë të Maliqit në vendin e quajtur “Gropa e Madhe”.
Policia thotë se 66-vjeçari me iniciale K.Q. u rrëzua nga një lartësi duke kullotur bagëtitë dhe fatkeqësisht humbi jetën.
Materialet i janë referuar Prokurorisë së Korçës për ngjarje aksidentale.
Njoftimi i Policisë së Korçës
Më datë 07.08.2018, në vendin e quajtur ‘Gropa e Madhe’ në fshatin Qënckë-Maliq, shtetasi K. Q., 66 vjeç, banues në këtë fshat, duke kullotur bagëtitë, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga një lartësi dhe për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për ‘Ngjarje aksidentale’.


