• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
E RËNDË/ Kthehet në shtëpi dhe bën “për spital” gruan pse i tregoi policisë që e dhunonte, efektivët e gjejnë në gjumë
Home
Nderkombetare

E RËNDË/ Kthehet në shtëpi dhe bën “për spital” gruan pse i tregoi policisë që e dhunonte, efektivët e gjejnë në gjumë

9 August, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Mbahen fushata. Jepen apele. Publikohen numra falas për të denoncuar. Madje ka edhe një muaj gjatë të cilit mbahen fushata ndërgjegjësuese. Por gjithsesi dhuna në familje nuk ndalet, madje edhe atëherë kur gratë marrin urdhërmbrojtjeje, por që për shkaqe ekonomike nuk largohen nga dhunuesi.

Sikurse edhe rasti i raportuar gjatë javësi, i njëjtë është edhe fati i një gruaje, e cila shkoi me duart të thyera në spital, dhe kur mjekët njoftuan me urgjencë policinë, një efektiv shkoi në shtëpinë e çiftit dhe siç ai raportoi në procesverbal e gjeti të zotin e shtëpisë duke fjetur gjumë.

Përpara se ky sulm të ndodhte ndaj nënës së dy fëmijëve, sipas dosjes që gazeta Si disponon dhe që vazhdon të jetë nën hetim gruaja me inicialet Sh. T. kishte marrë disa herë urdhërmbrojtjeje për shkak të dhunës së vazhdueshme nga partneri. Por në vend që dhuna të ndalej, ajo u rëndua akoma më shumë, deri ditën kur dhunuesi u kthye në shtëpi dhe filloi ta godasë befas duke e pyetur “përse më denoncove në polici?”

Prej 16 vitesh jam e martuar, – pohon gruaja, – kam dy fëmijë 12 dhe 13 vjeç. Për shkak të dhunës së vazhdueshme u paraqita në komisariat dhe mora urdhërmbrojtjeje, nuk bëra kallëzim ndaj tij. Edhe pas këtij momenti dhuna vazhdoi më keq, por nuk u paraqita më në polici deri ditën kur më theu dorën, – kujton në polici e dhunuara, që pasi u mjekua në Spitalin e  Traumës kjo deklaratë ju mor në krevatin ku ajo u shtrua.

Sipas përshkrimit të saj, bashkëshorti me inicialet S. T i dyshuar për dhunë në familje, sapo kishte hyrë në shtëpi gjatë sulmit të fundit kishte kërkuar llogari se përse ajo i ishte drejtuar policisë dhe përse nuk kishte heshtur. Gruaja rrëfen se “u godita me grushte në kokë, më shtyu me forcë, më përplasi në dysheme. Aty theva krahun e majtë”.

Në aktin mjeko-ligjor të administruar në dosjen e prokurorisë përmenden edhe plagët e gruas si shenja dhune në kokë e fytyrë dhe dalje e kockës në bërrylin e majtë. Burri i dhunshëm po hetohet nga prokuroria ndonëse ai pretendon se nuk e ka goditur, por thjesht e ka shtyrë pasi kur ishte kthyer në shtëpi ajo i kishte bërtitur.

Si alibi burri i dhunshëm përdor faktin që policia e gjeti duke pushuar dhe në gjendje të përgjumur. Siç rezulton në procesverbal, pasi gruaja u largua në spital për t’u mjekuar në derë të shtëpisë i kishte trokitur inspektori i zonës, që i kishte kërkuar të shkonte me të në komisariat pasi kishte rrahur partneren aq keq sa rrezikon të vendoset nën akuzë veç shkeljes së urdhrit të gjykatës edhe për plagosje.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ILIR BEQAJ/ 5 muaj Covid- 19
Previous article NUK MJAFTON KORONAVIRUSI/ Greqia goditet nga moti i keq, humbin jetën dy persona

Delo.autor

Postime të ngjashme

LUFTA NË GAZA/ Mbi 73 mijë viktima që nga 7 tetori 2023 Botë

LUFTA NË GAZA/ Mbi 73 mijë viktima që nga 7 tetori 2023

RAPORTI I OKB-së: Qershori, muaji më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë që nga fillimi i luftës Botë

RAPORTI I OKB-së: Qershori, muaji më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë që nga fillimi i luftës

GJERMANIA NUK PRET EVROPËN/ Shefi i Forcave Ajrore kërkon më shumë armë dhe avionë nga SHBA-ja Botë

GJERMANIA NUK PRET EVROPËN/ Shefi i Forcave Ajrore kërkon më shumë armë dhe avionë nga SHBA-ja

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT