• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E RËNDË/ Iu zhdukën vajzat, nëna nga Durrësi jep ALARMIN: Kam frikë se PROSTITUOHEN
Home
Breaking News

E RËNDË/ Iu zhdukën vajzat, nëna nga Durrësi jep ALARMIN: Kam frikë se PROSTITUOHEN

26 September, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Manushaqe Pirraci, nëna e dy vajzave të zhdukura disa ditë më parë në Durrës ka 10 ditë që pret me sytë nga rruga. Nuk asnjë lajm prej tyre që prej asaj mesnate kur ikën për të mos u kthyer. 45-vjeçarja tregoi se dy vajzat e saj Sidorela 19, dhe Ersilda 16 vjeçe, janë larguar edhe here tjera, por që janë kthyer në banesë disa ditë më vonë. Pasi nuk ka asnjë lajm prej vajzave të saj nëna me origjinë nga Burreli e banim në skajin më periferik të ish-Kënetës iu drejtua policisë të bëjë të mundur gjetjen e tyre. Si nëne ajo i druhet faktit se vajzat mund të përfundojnë ne rrugë të dhunuara, apo në rrjetin e drogës e të prostitucionit. Sidorela mbaroi shkollën e mesme donte të vazhdonte shkollën e Policisë, por nuk e pati dot mundësinë. Vajza më e vogël ka mbaruar klasën e tetë.

Gruaja tregon se ajo dhe bashkëshorti i saj mbërritën nga zonat e thella të Bulqizës 15 vjet më parë. Në familjen 6 anëtarëshe vetëm bashkëshorti punon si varrmihës, ndërsa djali më i madh i familjes iu drejtua azilit ekonomik në Francë, ku qëndroi për gati një vit, por u kthye sapo mësoi largimin e motrave. Kryefamiljari është i dehur në të gjitha ditët e javës. Vajzat janë larguar shumë herë nga familja, me pretendimin se shkojnë nëpër festa tek shoqet, në Durrës, Tiranë apo edhe Vlorë thotë nëna. Nëna i druhet frikës se vajzat mund të bien pre e prostitucionit dhe drogës e kryesisht nga vajza e vogël.

Banesa e tyre është mjaft e varfër. Çdo orendi është e dhuruar ose e mbledhur. Madje në këtë banesë nuk ka as televizor apo sende të tjera të domosdoshme. Dysheku i dhuruar ku flinin vajzat ka mbetur në dhomë. Familja nuk ka përfituar asnjëherë ndihmë ekonomike apo sociale. Varfëria këtu është ulur këmbëkryq. As gjërat më minimale nuk u plotësohen fëmijëve. Madje banesa është edhe pa portë.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article OPOZITA E BASHKUAR/ Kryemadhi e pakënaqur me politikat e Bashës: Duhet të ishim sniper
Previous article Dortmundi luan "tenis" me Nurnbergun/ Reus shënon golin e 100 në Bundesligë (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

PAS PROTESTAVE MASIVE NË SHQIPËRI, BERLIN E MYNIH/ Edhe diaspora në Itali mban tubime, qytetarët: Rama ik Aktualitet

PAS PROTESTAVE MASIVE NË SHQIPËRI, BERLIN E MYNIH/ Edhe diaspora në Itali mban tubime, qytetarët: Rama ik

GARA PËR DREJTORË POLICIE NË KATËR QARQE/ Përfundon procesi i pikëzimit! Të parët renditen Adriatik Tafçiu, Ervin Hodaj dhe Edvin Ndreu Aktualitet

GARA PËR DREJTORË POLICIE NË KATËR QARQE/ Përfundon procesi i pikëzimit! Të parët renditen Adriatik Tafçiu, Ervin Hodaj dhe Edvin Ndreu

VRAU DHE FSHEHU KUFOMËN E KLEVIS LLESHIT/ Ekstradohet nga Italia Sajmir Kolaveri Aktualitet

VRAU DHE FSHEHU KUFOMËN E KLEVIS LLESHIT/ Ekstradohet nga Italia Sajmir Kolaveri

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT