• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E RËNDË/ I dënuari me burgim të përjetshëm, ndërron jetë në spitalin e Korçës, u dërgua me urgjencë pas problemeve me zemrën (EMRI)
Home
Aktualitet
Kronikë

E RËNDË/ I dënuari me burgim të përjetshëm, ndërron jetë në spitalin e Korçës, u dërgua me urgjencë pas problemeve me zemrën (EMRI)

30 March, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një i dënuar me burgim të përjetshëm ka ndërruar jetë paraditen e sotme në spitalin e Korçës.

Sipas njoftimit bëhet me dije se Hysni Repaj u dërgua me urgjencë në spital, pasi mjeku i institucionit konstatoi se i kishte rrahjet e zemrës të ulëta.
Pavarësisht ndëryrjes së mjekëve 64-vjeçari pësori arrest kardiak respirator, duke ndërruar jetë menjëherë.Repaj vuante dënimin për veprat penale “Vrasje me dashje në lidhje me një krim tjetër” dhe “Armëmbajtje pa leje”.
Njoftimi i plotë:
Sot, më datë 30.03.2026, rreth orës 09:40, është shoqëruar me urgjencë në ambientet e Spitalit Rajonal Korçë i dënuari me burgim të përjetshëm, Hysni Qamil Repaj, i datëlindjes 15.01.1962, lindur dhe banues në Shkodër.
I dënuari vuante dënimin për veprat penale “Vrasje me dashje në lidhje me një krim tjetër” dhe “Armëmbajtje pa leje”, të parashikuara nga nenet 77 dhe 278 të Kodit Penal. Gjatë vuajtjes së dënimit, ai është trajtuar edhe për probleme të shëndetit mendor nga mjeku psikiatër.
Në konsultën e kryer sot nga mjeku i institucionit, Pajtim Hoxhaj, u konstatua përmes oksimetrit se të rrahurat e zemrës ishin të ulëta (bradikardi). Për këtë arsye, i dënuari u dërgua urgjentisht në shërbimin e urgjencës së Spitalit Rajonal Korçë për vlerësim të mëtejshëm nga mjekët specialistë.
Gjatë procedurave të ekzaminimit në këtë spital, gjendja shëndetësore e të dënuarit u përkeqësua, duke përfunduar në arrest kardiak respirator. Pavarësisht ndërhyrjes dhe ndihmës mjekësore të dhënë, ai nuk arriti të rikthehej në jetë, duke rezultuar në humbjen e jetës.
Janë njoftuar Prokuroria dhe SHKKB.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHKRUMBOHET MAKINA NË KOLONJE/ Shoferi: Isha në teqe kur shpërtheu zjarri
Previous article "GJURMIM NË KOHË REALE..."/ Malaj sqaron se çfarë ndodh kur çmimi i naftës kalon limitin 220 lekë

s.autor

Postime të ngjashme

VENDIMI/ Gjykata e Strasburgut: Arrestimi fillestar i Fredi Belerit ishte i ligjshëm dhe i mbështetur në arsye të mjaftueshme Aktualitet

VENDIMI/ Gjykata e Strasburgut: Arrestimi fillestar i Fredi Belerit ishte i ligjshëm dhe i mbështetur në arsye të mjaftueshme

VRASJA E BIZNESMENIT ARDIAN NIKULAJ/ Zbardhet dëshmua e portugezit Saraiva në Apel: Jam i papërgatitur dhe i verbër, u dënova pa… Aktualitet

VRASJA E BIZNESMENIT ARDIAN NIKULAJ/ Zbardhet dëshmua e portugezit Saraiva në Apel: Jam i papërgatitur dhe i verbër, u dënova pa…

ZHVATI 50 MILIONË EURO PËRMES MASHTRIMIT NË CALL CENTER/ GJKKO ndryshon masën e sigurisë për Merxhan Çelikun Aktualitet

ZHVATI 50 MILIONË EURO PËRMES MASHTRIMIT NË CALL CENTER/ GJKKO ndryshon masën e sigurisë për Merxhan Çelikun

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT