Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Memaliaj, ku një 44 vjeçare dyshohet të jetë mbytur në Vjosë.
Trupi i saj i pajetë është gjetur nga një i ri i cili ka telefonuar policinë.
Dyshimet e para të policisë janë se gruaja mund të jetë mbytur, por nuk përjashtohen edhe pista të tjera, me efektivët që ndodhen në vendgjarje për të hetuar mbi shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë.