Trupi i pajetë i një 68-vjeçari është gjetur mëngjesin e sotëm në Mullet të Tiranës.
Viktima është me inicialet Sh.P. ndërsa u gjet nga banorët e zonës rreth orës 03:25.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave. Policia njofton se nga këqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se është mbytur aksidentalisht në lumë.


