Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e somtme në fshatit Kagjinas në Kolonjë.
Bëhet me dije nga burimet për media se një 33-vjeçar është gjetur i pajetë.
Mësohet paraprakisht se viktima i quajtur Emiljano Bahollariështë nga fshati Borovë. Sipas policisë ai ka vuajtur nga problemet me shëndetin mendor, ndërsa është futur në rezervuar, ku ka humbur edhe jetën.
Nuk dihet nëse 33-vjeçari ka dashur të vetëmbytet apo është futur në ujë për t’u larë dhe ka pësuar infarkt.
Pritet të kryhet autopsia për të zbuluar shkaqet e vdekjes.