• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E RËNDË/ Gjendet i pajetë në dush një turist spanjoll në Divjakë
Home
Aktualitet
Kronikë

E RËNDË/ Gjendet i pajetë në dush një turist spanjoll në Divjakë

21 March, 2023 F.autor Aktualitet, Kronikë

Policia e Lushnjës ka njoftuar mbrëmjen e së martës një ngjarje të rëndë të ndodhur në një hotel në Divjakë. Një turist spanjoll është gjetur i pajetë në dush. Policia thotë se nga hetimet e para dyshohet se 47-vjeçari ka dëmtuar veten me një thikë, por sërish rrethanat dhe motivet janë të paqarta. Shoku i tij i dhomës është shoqëruar në polici dhe po merret në pyetje.

“Në fshatin Karavasta, Divjakë, në një hotel, shtetasi spanjoll F. C., 47 vjeç, dyshohet se ka dëmtuar veten me mjet prerës (thikë) dhe për pasojë ka humbur jetën. Sipas deklarimeve të para të shokut të tij të dhomës, shtetasit spanjoll O. V., 41 vjeç, rezulton se 47-vjeçari është dëmtuar me mjet prerës gjatë kohës që ka qenë duke bërë dush.
Nga ana e grupit hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryhen veprime të thelluara hetimore për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, për të përcaktuar shkakun e kryerjes së vetëvrasjes. Ndërkohë, është shoqëruar në ambientet e Policisë, shoku i dhomës, shtetasi O. V., për sqarimin e të gjitha rrethanave dhe mekanizmit të ngjarjes. Në përfundim të veprimeve të para hetimore në vendngjarje do ketë njoftim të detajuar për këtë rast” –thuhet në njoftimin e policisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KTHJELLIME DHE ULJE E LEHTË E TEMPERATURAVE/ Parashikimi i motit për sot
Previous article HËNA E RE NË DASH SJELL NDRYSHIME TË MËDHA/ 3 shenjat që duhet të përgatiten

F.autor

Postime të ngjashme

TENTOI TË VIDHTE NJË MARKET NË KRUJË/ Identifikohet dhe shoqërohet nga policia i mituri Aktualitet

TENTOI TË VIDHTE NJË MARKET NË KRUJË/ Identifikohet dhe shoqërohet nga policia i mituri

DREJTONTE GRUPIN KRIMINAL TË TRAFIKUT TË KOKAINË/ Dënohet me burg 28-vjeçari shqiptar në Britaninë e Madhe Aktualitet

DREJTONTE GRUPIN KRIMINAL TË TRAFIKUT TË KOKAINË/ Dënohet me burg 28-vjeçari shqiptar në Britaninë e Madhe

E RËNDË NË SHKODËR/ Përplasje me thikë brenda Poliklinikës, një person… Aktualitet

E RËNDË NË SHKODËR/ Përplasje me thikë brenda Poliklinikës, një person…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT