Një 25-vjeçar është gjetur i vetëvarur në banesën e tij në Tiranë. Sipas policisë, me datë 30.11.2020, në rrugën “Halit Haxhia” në Babrru, është gjetur nga vëllai i tij, i vetëvarur në banesë shtetasi A.M., 25 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


