Një 40-vjeçare është gjetur e vetëvarur në një banesë në Shkozë të Tiranës. Sipas policisë, më datë 23.02.2021, në një ndërtesë të braktisur në Shkozë, është gjetur e vetëvarur shtetasja Sh.B., rreth 40 vjeçe.
Nga këqyrja paraprake nuk vërehen shenja dhune përveç asaj të shkaktuar nga vetëvarja.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


