Një e moshuar ka humbur jetën në Lushnje si pasojë e një aksidenti rrugor.
Burime për abcnews.al bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në aksin Lushnje-Berat në dalje të Karbunares ku një automjet tip furgon ka përplasur për vdekje një këmbësore.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në momentin që e moshuara po përpiqej që të kalonte në anën tjetër të rrugës.
Ndërkohë akoma nuk ka asnjë informacion në lidhje me identitetin dhe moshën e viktimës.