Një doktoreshë në SHBA ka vrarë burrin e saj në sy të fëmijëve, pasi siç deklaroi në polici, ai e kishte parë shtrembër.
31 vjeçarja Kathleen Jourdan, raportohet se ka vrarë burrin 35 vjeçar Joshua, pasi ai ndaloi makinën në anë të rrugës në Nebraska të SHBA.
Joshua Jourdan kishte marrë në telefon dikë në Georgia për të ndërmjetësuar por gruaja e tij nxorri pistoletën nga kroskoti i makinës dhe e qëlloi për vdekje.
Më vonë ajo pretendoi se i shoqi i kishte dhënë “një shikim” dhe kishte ngritur krahun në një mënyrë që e kishte bërë të trembej për jetën e saj dhe të familjes.
Joshua vdiq pasi u godit dy herë në gjoks. Dy djemtë e ciftit ishin në sediljen e pasme të makinë dhe dëshmuan vrasjen e të atit por nuk u lënduan.
Pas vrasjes së të shoqit, Jourdan kishte telefonuar policinë duke u treguar ngjarjen, dhe qëndroi në makinë deri sa erdhën autoritetet.
Mediat thonin se Jourdan punon si mjeke në qendrën mjekësore të Universitetit të Nebraska. Ende nuk janë dhënë detaje të tjera për ngjarjen apo nëse çifti kishte probleme.


