Një vdekje tragjike për 29-vjeçarin grek, Eleftherios Pantazis, bababi i tre fëmijëve në ditën e shënuar të festës së Shën Mërisë.
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, raportojnë mediat greke, që shkruajnë se i riu ka luftuar me flakët brenda shtëpisë së tij ku u gjet edhe i pajetë.
Ai kishte harruar cigaren ndezur e për pasojë shtëpia u përfshi nga zjarri që i mori jetën.
Hetuesit thanë se i riu kishte tentuar të hapte grilën për të marrë ajër e për të dalë, por nuk mundi.
Edhe 3 zjarrfikës që do shuanin flakët patën probleme me frymëmarrjen dhe u desh të vinin aparatin e oksigjenit për të ardhur në vete.
Mediat greke shkrujnë se babai i tre fëmijëve, i martuar, ishte vetëm në shtëpi mëngjesin e të enjtes pasi familja e tij kishte shkuar në Kalavryta, për të festuar Shën Mërinë.