Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mesditë në Lofkënd të Mallakastrës, teksa dy persona kanë rënë bien ne një pus uji.
Dy personat dyshohet se janë të seksit mashkull.
Nga të dhënat e para, raportohet se dy burrat kanë hyrë në pus për ta pastruar, dhe kanë rënë brenda tij. Është kërkuar ndihma e zjarrfikësve për t’i nxjerrë nga pusi.
Ndërkohë, raportohet se dy personat janë gjallë, por nuk dihet ende si është gjendja e tyre shëndetësore.
(BalkanWeb)


