• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
E RËNDË/ Avioni përplaset me helikopterin e ushtrisë pranë aeroportit të Uashingtonit “Ronald Reagan”
Home
Nderkombetare

E RËNDË/ Avioni përplaset me helikopterin e ushtrisë pranë aeroportit të Uashingtonit “Ronald Reagan”

30 January, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Një avion udhëtarësh i kompanisë American Airlines me 64 persona në bord dhe një helikopter Black Hawk i Forcave të Armatosura amerikane u rrëzuan në lumin Potomak pas një përplasjeje në ajër pranë aeroportit kombëtar të Uashingtonit “Reagan” të mërkurën në mbrëmje, njoftuan zyrtarët.

Në një deklaratë të Administratës Federale të Aviacionit thuhet se avioni po udhëtonte nga qyteti Wichita i Kanzasit dhe po i afrohej pistës së uljes kur ndodhi përplasja me helikopterin Sikorsky H-60.

Zyrtarët thanë se tre pjesëtarë të ushtrisë amerikane ishin në helikopter, i cili po kryente një fluturim stërvitor. Kompania American Airlines tha në një deklaratë se në avion ishin 60 udhëtarë dhe katër pjesëtarë të ekuipazhit.

Autoritetet thanë në një konferencë shtypi se janë përqendruar në një operacion shpëtimi që përfshin anije dhe zhytës në lumin Potomak ngjitur me aeroportin.

I pyetur nëse kishte ndonjë të mbijetuar, shefi i zjarrfikësve të Uashingtonit, John Donnelly tha, “nuk e dimë ende, por po punojmë”.

Zoti Donnelly tha se ekipet prej rreth 300 vetash po punonin në kushte të vështira, në errësirë dhe ujin e ftohtë në zonë.

Ndërsa zyrtarët nuk konfirmuan asnjë vdekje, senatori amerikan Roger Marshall nga Kanzasi tha në konferencë se “ne vajtojmë me familjet që humbën të dashurit”.

“Të gjitha ato jetë janë kaq të vlefshme dhe është një tragjedi që ne i humbëm ato”, tha senatori Marshall.

Pamje të regjistruara nga kamera e vendosur në qendrën “Kennedy” në Uashington tregonin një shpërthim në ajër përgjatë lumit Potomak rreth orës 21:47 të mbrëmjes me orën lokale, dhe avionin në flakë që bie me shpejtësi. Të dhënat nga avioni treguan se ai ishte në një lartësi prej rreth 120 metrash në çastin e përplasjes.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump tha se ishte informuar mbi atë që e cilësoi “një aksident të tmerrshëm” dhe se po e mbikëqyrte situatën.

“Zoti i bekoftë shpirtrat e tyre”, shtoi ai. “Faleminderit të gjithë ekipeve të emergjencave për punën e jashtëzakonshme që po bëhet. Po e ndjek situatën dhe do të jap hollësi sapo të jetë e mundur”.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth e quajti situatën “absolutisht tragjike”.

“Përpjekjet e kërkim-shpëtimit janë ende në vazhdim. Lutje për të gjithë shpirtrat e prekur dhe familjet e tyre”, tha sekretari Hegseth në rrjetin X.

Nuk ka pasur një aksident fatal me avion pasagjerësh në SHBA që nga shkurti i vitit 2009, por një sërë incidentesh në vitet e fundit kanë ngritur shqetësime për sigurinë.

Aeroporti do të qëndrojë i mbyllur deri në orën 5 të pasdites, me orën lokale, të premten.

*Ky është një lajm në zhvillim

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAMJET/ Momenti fatal kur avioni me 64 pasagjerë përplaset me helikopterin e ushtrisë në aeroportin e Uashingtonit, deri tani 18 viktima
Previous article U PLAGOS RËNDË PASI U HODH NË LUMIN BUNA PËR TË NOTUAR/ Qeveria akordon 20 mln lekë për kurimin e kirurgut të QSUT

s.autor

Postime të ngjashme

REAGON SËRISH SHBA: Irani nuk e kontrollon Ngushticën e Hormuzit Botë

REAGON SËRISH SHBA: Irani nuk e kontrollon Ngushticën e Hormuzit

PROTESTA/ Nis organizimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”, tubimi si asnjëherë më parë Botë

PROTESTA/ Nis organizimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”, tubimi si asnjëherë më parë

TAKIMI NË ZVICËR/ Pakistani: Të dielën zhvillohen bisedimet mes Iranit dhe SHBA-së Botë

TAKIMI NË ZVICËR/ Pakistani: Të dielën zhvillohen bisedimet mes Iranit dhe SHBA-së

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT