Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Australi ku një 13-vjeçar ka humbur jetën në mënyrë tragjike.
13-vjeçari po flinte gjumë në kazanin e mbeturinave në momentin që është shtypur për vdekje nga kamioni i grumbullimit.
Sipas mediave të huaja, Spencer Benbolt së bashku me dy shokë i kishte zënë gjumi në kazanin e mbeturinave jashtë ambienteve të McDonald’s në 5:20 të mëngjesit kur kamioni erdhi për të pastruar koshin.
Djali 12-vjeçar arriti të shpëtonte nga deponi, por Benbolt dhe një 11-vjeçar ishin ende brenda. Njëri nga fëmijët goditi dritaren e kamionit të mbeturinave dhe tërhoqi vëmendjen e shoferit, por ishte tepër vonë pasi mbeturinat dhe fëmijët ishin hedhur në pjesën e pasme të automjetit.
11-vjeçari fatmirësisht shpëtoi pa pësuar lëndime, ndërsa Benbolt nuk mundi të shpëtonte.
Ndërkohë, nga informacionet paraprake mësohet se djemtë nuk ishin të pastrehë dhe autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.