Një i ri shqiptar në Londër ka rënë pre e një atentati mafioz me armë zjarri.
Newsbomb.al mëson se atentati ka ndodhur ditën e djeshme (04.06.2020) në Barking në Lindje të Londrës dhe shënjestër ka qenë një i ri shqiptar rreth 20-vjeç i cili ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Nga pamjet e siguruara nga Newsbomb.al duket makina e shqiptarit e përplasur me bordurën në një lagje të populluar, mesa duket pasi ka humbur kontrollin teksa është qëlluar me armë zjarri. I riu qëndron pa ndjenja dhe i mbuluar nga gjaku në sediljen e shoferit.
Në xhamin e parë të makinës dallohet edhe vrima e plumbit nga krahu i shoferit.
Newsbomb.al mëson se identiteti i shqiptarit të plagosur është D.Gashi, nga qyteti i Kukësit.
Në makinë tip “Ford” me të riun shqiptar ka qenë edhe një person tjetër, identiteti i të cilit nuk dihet. Ai gjithashtu ka mbetur i plagosur.
Në vendin e ngjarjes në “Wilmington Gardens”, kanë mbërritur forca të shumta të policisë, ambulanca dhe helikopterë.
Asnjë arrestim nuk është kryer ende nga policia britanike.
Pamje të rënda: