• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E RËNDË/ Aksidenti i 23-vjeçares shqiptare shtatzënë, i fejuari e mëson para se të dalë në gjyq çfarë kishte bërë
Home
Aktualitet
Kronikë

E RËNDË/ Aksidenti i 23-vjeçares shqiptare shtatzënë, i fejuari e mëson para se të dalë në gjyq çfarë kishte bërë

31 January, 2023 F.autor Aktualitet, Kronikë

Adem Nikeziq, 30 vjeç, e mësoi vetëm disa minuta përpara se të paraqitej në gjykatë se e fejuara e tij, Adriana Sylmetaj dhe fëmija që ajo mbante në bark kishin ndërruar jetë në aksidentin tragjik që e shkaktoi ai. I riu qau në mënyrë të pakontrolluar përpara një gjykatësi pasi avokati i dha lajmin tragjik se e fejuara e tij shtatzënë 7-muajshe ndërroi jetë.

“Askush nuk i kishte thënë që e fejuara dhe fëmija kanë ndërruar jetë. Ai e zbuloi disa minuta më parë, pak para se të dilte në sallën e gjyqit. Kur ia tregova nisi të qante”, tha avokati i 30-vjeçarit.

Aksidenti tragjik i 23-vjeçares shqiptare shtatzënë, i fejuari e mëson para se të dalë në gjyq çfarë kishte bërë

Ai u dërgua në gjykatë me një karrige me rrota për shkak të dëmtimeve që ka pësuar si pasojë e aksidentit tragjik. Nikeziq akuzohet për vrasje nga pakujdesia, drejtim i mjetit në gjendje të dehur dhe sulm.

E fejuara e tij, Adriana Sylmetaj, 23 vjeçe ishte në sediljen e pasagjerit në momentin kur u shkaktua aksidenti. Ajo ndërroi jetë menjëherë, ndërsa makina u nda në dysh.

Aksidenti tragjik i 23-vjeçares shqiptare shtatzënë, i fejuari e mëson para se të dalë në gjyq çfarë kishte bërë

Nikeziq u ka thënë policëve se një makinë tjetër i ka prerë rrugën dhe më pas është shkaktuar aksidenti fatal. Por prokurorët thanë se Nikeziq ka lëvizur me shpejtësi dhe ka kaluar në semaforë në bulevardin Hylan rreth orës 4:45 të mëngjesit kur humbi kontrollin e makinës dhe u përplas në një pengesë.

Sipas tyre përplasja ka ardhur pasi Nikeziq kishte kaluar një natë duke pirë. Gjykatësi urdhëroi që i riu të mund të lirohej me kusht për 400 mijë Dollarë cash ose garanci prej 700 mijë Dollarësh. Të enjten ai do të dalë sërish para gjykatës.

Aksidenti tragjik i 23-vjeçares shqiptare shtatzënë, i fejuari e mëson para se të dalë në gjyq çfarë kishte bërë

Çifti priste që të bëhej me vajzë më 12 Prill. Ata kishin porositur një krevat fëmijësh dhe një celular Disney. Adriana Sylmetaj ishte një prej katër fëmijëve të familjes Sylmetaj. Ata janë me origjinë nga Kosova dhe siç raportojnë mediat amerikane, kanë kërkuar që të qëndrojnë në privatësinë e tyre.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KRISTI PËLQEN OLTËN? Robert Alia shpërthen keq ndaj gazetarit: O imoral, taleban…
Previous article RRËZOHET HELIKOPTERI NË ITALI/ Dëshmitarët: U rrotullua pastaj u zhduk

F.autor

Postime të ngjashme

FLAKËT PËRPIJNË BANESËN NË LUSHNJE/ Shkak dyshohet një shkëndijë elektrike Aktualitet

FLAKËT PËRPIJNË BANESËN NË LUSHNJE/ Shkak dyshohet një shkëndijë elektrike

DEBATE TË FORTA NË SEANCË/ Prokuroria: Ish-drejtoresha e Postës hyri 340 herë në kazino me bashkëshortin Aktualitet

DEBATE TË FORTA NË SEANCË/ Prokuroria: Ish-drejtoresha e Postës hyri 340 herë në kazino me bashkëshortin

KONTROLLI I TATIMEVE NË RESORT PËRFUNDON ME PENGMARRJE/ 5 persona në pranga në Golem Aktualitet

KONTROLLI I TATIMEVE NË RESORT PËRFUNDON ME PENGMARRJE/ 5 persona në pranga në Golem

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT