jë aksident i rëndë rrugor është regjistruar paraditen e sotme në dalje të Vorës, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke shkaktuar një viktimë dhe disa të plagosur.
Sipas të dhënave zyrtare nga Policia e Shtetit, si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i njërës prej makinave, shtetasi F. A., 35 vjeç. Dy pasagjerë që ndodheshin në të njëjtin automjet kanë mbetur të lënduar.
Të plagosurit janë transportuar menjëherë në spital, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore, ndërsa burime mjekësore bëjnë me dije se po marrin trajtimin e nevojshëm.
Njoftimi:
Rreth orës 08:30, në dalje të Vorës, janë përplasur automjetet me drejtues shtetasit B. G., F. H. dhe F. A.. Si pasojë, ka humbur jetën shtetasi F. A., 35 vjeç dhe janë dëmtuar 2 pasagjerë në automjetin që drejtonte ai. Të dëmtuarit janë transportuar në spital, ku janë në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


