Një 16 vjeçar shqiptar është plagosur rëndë me armë zjarri një natë më parë në Romë.
Më pas, adoleshenti në gjendje të plagosur është braktisur në hyrje të spitalit Gemelli të Romës, ndërkohë që makina që e shoqëronte është larguar pa lënë gjurmë.
Policia italiane dyshon se adoleshenti shqiptar mund të jetë plagosur gjatë një grabitje të një banese në rrethinat e Romës.
Gjatë natës së shkuar pronarët e një banese kanë qëlluar me armë zjarri kundër grabitësve që i kishin hyrë në shtëpi. Policia italiane ka hedhur hipotezën se dy ngjarjet mund të kenë lidhje dhe se 16-vjeçari është një nga autorët e grabitjes.
16 vjeçari është operuar gjatë natës dhe është në repartin e terapisë intensive në monitorim konstant. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30 të datës 26 prill.
Policia italiane ka nisur hetimet duke sekuestruar telekamerat e sigurisë në hyrje të spitalit Gemelli me qëllim identifikimin e automjetit që ka shoqëruar shqiptarin e plagosur si dhe për zbardhjen e ngjarjes dhe autorët
16 vjeçari shqiptar ka marrë dy plumba e ka humbur mjaft gjak por gjëndja e tij është drejt stabilizimit e jashtë rrezikut për jetën.
Autoritetet italiane janë mjaft të rezervuar në dhënien e informacioneve.


