– Një 19 vjeçare është dhunuar nga bashkëshorti i saj dhe vjehrri. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Burrel, ndërsa policia ka vënë në pranga babë e bir.
Policia thotë se u arrestuan në flagrancë Driland Zida, 29 vjeç, dhe Bestar Zida, 57 vjeç, banues në Burrel, pasi në banesën e tyre në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë ushtruar dhunë fizike ndaj 19-vjeçares, bashkëshortes së 29-vjeçarit, duke i shkaktuar dëmtime në trup.
Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat për veprime të mëtejshme.


