Një adoleshent ka rënë nga një lartësi prej 30.5 metrash nga një shkëmb teksa lëvizi për të lejuar disa turistë të tjerë të bënin foto në Grand Canyon, në Arizona.
Wyatt Kauffman rrëshqiti nga një shkëmb afër Bright Angel Point, ndërkohë që ishte në një udhëtim me prindërit e tij për të vizituar parqet kombëtare.
13-vjeçari pësoi nëntë vertebra të thyera, dëmtim mushkrish, shpretkë të çarë dhe një dorë të thyer si pasojë e këtij rrëzimi.
Grupeve të shpëtimit iu është dashur rreth dy ore të gjenin djalin, të cilin e kanë transportuar menjëherë me helikopter në një spital të Las Vegas.
“Isha në cep të shkëmbit dhe lëviza pak që të lejoja personat e tjerë të bënin foto. Në atë moment rrëshqita dhe u përpoqa të mbahesha tek një shkëmb, vetëm me një dorë”, ka thënë Kauffman.
Ai më pas humbi ndjenjat dhe e vetmja gjë që i kujtohet është kur pa veten në ambulancë.
Djali raportohet të ketë dalë nga spitali dhe pavarësisht dhimbjeve, ai është me shumë fat që i ka mbijetuar kësaj rënie.


