• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
E REJA SFIDON TALEBANËT/ Hap shkollën online për vajzat afgane: Stilolapsi në vend të armës
Home
Nderkombetare

E REJA SFIDON TALEBANËT/ Hap shkollën online për vajzat afgane: Stilolapsi në vend të armës

3 November, 2021 s.autor Botë, Nderkombetare

Talebanët nuk lejojnë ende që vajzat afgane të ndjekin shkollën e mesme në pjesën më të madhe të Afganistanit. E ndërsa çdo ditë vajzave dhe grave të Afganistanit i “shuhen” ëndrrat, i ndalohet e drejta për studim dhe pasion, Angela Ghayur vendosi të rikthejë shpresën në sytë e shumë prej tyre në mënyrën e saj.

Me moton “Stilolaps në vend të armës”, ajo ka krijuar një shkollë online, ku deri më tani 1000 studente marrin pjesë rregullisht nën drejtimin e 400 mësuesve vullnetarë të cilët ofrojnë dijet e tyre çdo ditë.

Angela është në një farë mënyre, njëra prej tyre, pasi shumë vite më parë, në 1992, pas “shpërthimit” të luftës civile në Afgan dhe largimit në Iran, ajo, një vajzë e vogël atëherë humbi çdo të drejtë. Pas shumë përpjekjesh, babai i saj arriti të grumbullonte dokumentacionin e nevojshëm dhe vajza e vogël që sot është një mësuese, arriti të shkonte në shkollë.

Vite më vonë, pasi talebanët u rrëzuan nga pushteti, Angela u kthye në Afganistan dhe u kualifikua si mësuese e shkollës së mesme, përpara se të transferohej në Holandë dhe më pas në Mbretërinë e Bashkuar.

E paralizuar, përballë rimarrjes së pushtetit nga Talebanët, ajo vendosi të kontribuojë, shpirti “luftëtar” e “detyroi” Angelën të vepronte! Kështu ajo themeloi shkollën online, për të gjitha vajzat dhe gratë e interesuara, në një vend ku i janë privuar të gjitha të drejtat themelore.

Lajmërimin e ka bërë përmes një postimi në Instagram nga ku edhe njoftoi se kërkonte mësues vullnetar për të realizuar më së miri misionin e nisur. Nëpërmjet Telegramit ose Skype-it, ata ofrojnë më shumë se 170 klasa të ndryshme në internet, nga matematika te muzika, te gatimi dhe piktura. Shumica e mësuesve janë nga Irani dhe punojnë nga dy deri në tetë orë në ditë.

“Ndihem sikur kjo shkollë, është rezultat i të gjitha dhimbjeve, agonive dhe përvojave të mia. Motoja jonë është ‘Stilolapsi në vend të armës’ ” tha Angela.

“Lufta” për arsim në Afganistan është e vazhdueshme, edhe përpara rikthimit të talbeantëve në pushtet. Ministria e Arsimit ka njoftuar se në vitin 2019, më shumë se një e treta e të rinjve mbi 15 vjeç ishin analfabet.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SERI TËRMETESH NË SERBI/ Ja sa ishte magnituta më e madhe
Previous article E NXORRI NË NOMINIM/ Fifi përballet me Donaldin: Ti e tepron, nuk di çfarë…

s.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA: Pse baza britanike në Fairford është thelbësore për SHBA-në (por shumë e ekspozuar) Botë

ANALIZA: Pse baza britanike në Fairford është thelbësore për SHBA-në (por shumë e ekspozuar)

15 MIJË DOLLARË PËR ÇDO USHTAR AMERIKAN/ Oferta e pazakontë e Polonisë për SHBA-të Botë

15 MIJË DOLLARË PËR ÇDO USHTAR AMERIKAN/ Oferta e pazakontë e Polonisë për SHBA-të

PARALAJMËRON ZELENSKY: Rusia ka zgjeruar sulmet për të goditur qendrat e të dhënave të Ukrainës Botë

PARALAJMËRON ZELENSKY: Rusia ka zgjeruar sulmet për të goditur qendrat e të dhënave të Ukrainës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT