Një 25-vjeçare nga Arabia Saudite erdhi me pushime në Tiranë, por u ngacmua seksualisht nga një 24-vjeçar i cili u arrestua nga policia.
Mësohet se 24-vjeçari J. Meta nga data 17 deri në momentin qe u arrestua paraditen e djeshme i ka dërguar 25-vjeçares foto dhe video nudo të tij si edhe mesazhe në gjuhën angleze me përmbajtje banale. Pas ngacmimeve të vazhdueshme vajza denoncoi rastin në polici dhe i dyshuari u arrestua.
“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit J. M., 24 vjeç, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase 25-vjeçare”, njoftoi policia.


