• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E RRALLË NË QSUT/ Foshnja 11 ditëshe TRE orë në operacion, mjekët arrijnë ta shpëtojnë
Home
Sociale

E RRALLË NË QSUT/ Foshnja 11 ditëshe TRE orë në operacion, mjekët arrijnë ta shpëtojnë

1 February, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Një foshnjë vetëm 11 ditëshe ka mundur të shpëtojë nga një komplikacion i rëndë në shtyllën kurrizore falë ndërhyrjes së neurokirurgëve në QSUT. Prindërit tregojnë për Report Tv se komplikacionin e mësuan në muajin e fundit të shtatzënisë.

Endrison Murati ka vetëm 11 ditë që ka ardhur në jetë por ka kaluar vështirësi më shumë se çdokush prej nesh. Endrisoni lindi me keqformim të palcës kurrizore dhe me një komplikacion të rrallë në kurriz. Mëngjesin e së enjtes, vetëm 11 ditësh, foshnja iu nënshtrua një ndërhyrje të vështirë. Pas 3 orësh operacion, mjekët ia dolën që të kthenin në normalitet trupin e foshnjës.

Mjeku neurokirug Artur Xhumari, për Report Tv tregon dhe vështirësitë që hasën për shkak të komplikacioneve të rënda. Sfida më e madhe ishte fillimisht që foshnja të mund t’i mbijetonte një operacioni të tillë, dhe më pas të mund të lëvizte trupin e saj.

“Nëse nuk operohej, ishte rreziku imediat që kjo qeskë të çahej dhe si pasojë çarja do sillte sëmundjen e rrallë të meningjitit që për një fëmijë është një sëmundje shumë e rrezikshme dhe nëse nuk hiqej dhe ajo kocka e vogël, me kalimin e moshës, mundej që funksioni i palcës dhe i këmbës të dëmtohej edhe më shumë. Ndërsa tani është mirë, ushqehet, qan, bën atë që duhet të bëjë”, tha mjeku neurokirurg,Artur Xhumari.

Erjon dhe Fatane Murati janë prindërit e vogëlushit. Ata tregojnë se komplikacionin e foshnjës e mësuan në muajin e fundit të shtatzënisë, por shprehen të lumtur që Endrisoni mundi t’ia dilte. “Në muajin e fundit të shtatzënisë e morëm vesh. Nuk e hoqëm fëmijën pasi doktorët na dhanë shpresë. Jemi shumë të lumtur që ia doli”.

Historia e Endrisonit jep një mesazh të bukur për jetën, dhe për punën madhështore të mjekëve, që shpesh gjykohet dhe pa të drejtë.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "GUIDO PRESIDENT"/ Maduro mesazh SHBA-ve: Po shkelët në Venezuelë, iu pret një “Vietnam”
Previous article PAKTI PËR UNIVERSITETIN/ Bashkia e Tiranës jep 600 bursa vjetore për nxënësit, ja kush përfiton

k.autor

Postime të ngjashme

"HUMBËM MBI 5 MILIONË EURO PËR 17 MINUTA"/ Robotika në fabrikën e tullave, Ilda Baraj: Ishim të parët në rajon Aktualitet

"HUMBËM MBI 5 MILIONË EURO PËR 17 MINUTA"/ Robotika në fabrikën e tullave, Ilda Baraj: Ishim të parët në rajon

SPAK DHE BKH OPERACION NË ELBASAN/ Vihet në pranga administratori i inceneratorit Leli Kaja! Detajet e para: Mori 400 mijë lekë ryshfet për… Aktualitet

SPAK DHE BKH OPERACION NË ELBASAN/ Vihet në pranga administratori i inceneratorit Leli Kaja! Detajet e para: Mori 400 mijë lekë ryshfet për…

TRAGJIKE NË AKSIN RRUGOR ELBASAN-PEQIN/ Humb jetën një grua, plagosen dy të tjerë Aktualitet

TRAGJIKE NË AKSIN RRUGOR ELBASAN-PEQIN/ Humb jetën një grua, plagosen dy të tjerë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT