• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
E QUAJTI KOMUNIST/ Zohran Mamdani deklaron se do të flasë me Trump para se të marrë detyrën si kryetar bashkie i Nju Jorkut
Home
Nderkombetare

E QUAJTI KOMUNIST/ Zohran Mamdani deklaron se do të flasë me Trump para se të marrë detyrën si kryetar bashkie i Nju Jorkut

12 November, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Kryetari i sapozgjedhur i Bashkisë së Nju Jorkut, Zohran Mamdani, deklaroi se do të kontaktojë me presidentin Donald Trump përpara se të marrë zyrtarisht detyrën, me qëllim mbrojtjen e interesave të qytetit.

Sipas New York Post, Mamdani tha se synon të bashkëpunojë edhe me kundërshtarët e tij, por se do të kundërshtojë çdo veprim të qeverisë federale që mund të dëmtojë banorët e Nju Jorkut.

“Do të kontaktoj me Shtëpinë e Bardhë ndërsa përgatitemi të marrim detyrën, sepse kjo marrëdhënie është thelbësore për suksesin e qytetit,” theksoi ai në një intervistë për NBC New York.

Kryebashkiaku demokrat shprehu synimin e tij për të penguar qeverinë federale që të “mbushë qytetin me agjentë të ICE ose trupa të Gardës Kombëtare”, duke shtuar se është përgjegjësia e tij të bashkëpunojë me kundërshtarët dhe të parandalojë pasoja negative për qytetarët e Nju Jorkut.

Mamdani theksoi se mesazhi i tij për Trump do të jetë i qartë: “Jam këtu për të punuar në dobi të të gjithë atyre që e quajnë këtë qytet shtëpinë e tyre, dhe jam i gatshëm për bashkëpunim, për sa kohë që kjo nuk bëhet në kurriz të Njujorkezëve.”

Kryetari i sapozgjedhur zbuloi gjithashtu se ka kontaktuar me guvernatoren Kathy Hochul për të diskutuar mënyrat e përballjes me sfidat që vijnë nga sulmet publike të Donald Trump ndaj Nju Jorkut.Presidenti amerikan kishte deklaruar përpara zgjedhjeve të 4 nëntorit se mund të pezullonte fondet federale, madje edhe të ndërhynte në administratën lokale, nëse Mamdani, të cilin e quajti “komunist”, do të fitonte zgjedhjet.

Trump kishte shprehur mbështetje të vakët për kundërshtarin e Mamdanit, demokratin Andrew Cuomo, duke thënë se e përkrahte “vetëm sepse nuk donte fitoren e kandidatit 34-vjeçar mysliman”.

Ai madje parashikoi se Miami do të kthehet në “strehë të sigurt” për ata që nuk do të durojnë politikat e kryebashkiakut të ri.

“Demokratët janë aq ekstremë sa që Miami do të bëhet së shpejti një vendstrehim për ata që ikin nga komunizmi në Nju Jork,” deklaroi Trump, duke shtuar me ironi se një nga këta ‘të ikur’ mund të jetë edhe vetë. “Jetoj në Nju Jork, por po përpiqem të largohem, nuk dua të jetoj nën një regjim komunist,” tha presidenti amerikan.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RRITJA E PENSIONEVE/ Rama: Para janarit, do shpërndahen bonuset. Pjesa e ‘luanit’ në buxhet pensionistët…
Previous article MË 17 NËNTOR KONFERENCA NDËRQEVERITARE ME BE/ Rama: Rekord, të gjitha kapituj të hapur brenda 1 viti

s.autor

Postime të ngjashme

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi Botë

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr Botë

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale Botë

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT