Një sondazh i bërë nga emisioni “Opinion” në lidhej me ministrin që ka punuar më mire deri më tani ka ngjallur edhe reagimin e ish kryeministrit, Sali Berisha.
Në një reagim të tij në facebook, ai i referohet citimit të Iris Luarasit, e cila foli se në vendin tonë ka patur edhe kryeministria që kanë deklaruar se vendi ynë ia ka kaluar edhe Gjermanisë.
Berisha ka rrezuar këtë deklaratë duke e quajtur gazetaren Luarasi ‘papagall të qeverisë’. Por kjo e fundit nuk ka vonuar që ti përgjigjet live gjatë transmetimit të emisionit.
“Mua më vjen shumë mire që e paskam nxitur zotin Berisha të shkruaj një status kaq të gjatë”, ishte përgjigja e Luarasit.


