• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E QUAJTI “IKONË E KRIMIT”/ Kryeprokurorja e Tiranës Elisabeta Imeraj kërkon “ndëshkimin” e Bashës. KLP vendos nesër
Home
Aktualitet
Kronikë

E QUAJTI “IKONË E KRIMIT”/ Kryeprokurorja e Tiranës Elisabeta Imeraj kërkon “ndëshkimin” e Bashës. KLP vendos nesër

13 April, 2021 Delo.autor Aktualitet, Kronikë

Kreu i PD-së Lulzim Basha javën e kaluar ka shpërthyer në akuza ndaj drejtueses së Prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj.

Basha e quajti Imerajn ikonë të krimit.

Ndërkohë, nesër në mbledhjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë pritet të diskutohet kërkesa e Imerajt, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës për të dalë me një qëndrim publik të Këshillit në lidhje me akuzat publike ndaj figurës së saj.

Kujtojmë se, Basha dy herë brenda një jave sulmoi prokuroren Imeraj. Sipas kreut të PD-së, KPK nuk pati guxim ta shkarkojë Imerajn edhe pse përfaqësuesi ndërkombëtar i ONM prej 8 orësh e kërkoi këtë.

Kundërpërgjigja e Imerajt ishte e menjëhershme, e cila tha se Basha e sulmon për shkak të dosjeve që ka në Prokurorinë e Tiranës.

“Nuk bie pre e asnjë presioni politik, ekonomik apo kriminal, as e ikonës së shpëtimit nga Drejtësia me Procedurë. Presioni karshi një prokurori është vepër penale, dhe unë s’kam rënë pre e presionit në asnjë rast nga asnjë lloj krimineli.

Jam prokuror i Republikës së Shqipërisë, dhe do bëj detyrën time, në bazë të Kushtetutës dhe Ligjit, pavarësisht nga sulmet e botës së politikës, së krimit, apo të njerëzve të futur për arsye të ndryshme.

Shpifja për shkak detyre, fyerja publike, dhe kanosja për shkak detyre janë vepra penale, për të cilat do përgjigjeni sipas ligjit.

Reagimi kaq personal është mungese fisnikërie, është reagim i bërë nga një ish- i pandehur i hetuar, për pastrim parash, ikonë dhe simbol i shpëtimit nga drejtësia me procedurë“, u kundërpërgjigj Imeraj, “flakë për flakë” akuzave të Bashës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVID-19/ Rritet numri i viktimave dhe infektimeve në Itali, ja sa u regjistruan gjatë 24 orëve të fundit
Previous article NESËR FILLON FLUTURIMI I PARË ME ANGLINË/ TIA: Karantina në Shqipëri nuk është detyrim për udhëtarët që vijnë nga Britania

Delo.autor

Postime të ngjashme

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar Aktualitet

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin Aktualitet

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT