• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“E QËLLOVA ME TË GJITHA PLUMBAT…”/ Tafani rrëfen atentatin ndaj Kujtim Metës: Kishte rrahur me grushte babanë e Laertit, kërkoi që…
Home
Aktualitet
Kronikë

“E QËLLOVA ME TË GJITHA PLUMBAT…”/ Tafani rrëfen atentatin ndaj Kujtim Metës: Kishte rrahur me grushte babanë e Laertit, kërkoi që…

11 June, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Artan Tafani, bashkëpunëtori i drejtësisë, ka dhënë një tjetër dëshmi tronditëse përpara togave të zeza të Gjykatës së Posaçme, duke zbuluar detaje rreth atentatit ndaj Kujtim Metës.

Sipas rrëfimit të Tafanit, babai i Laert Haxhiut, kishte pasur një konflikt fizik me Metën. “E kishte rrahur me grushte babanë e Laertit dhe donin ta vrisnin me thikë, për të mos u zbuluar,” tha Tafani, duke treguar se planifikimi kishte nisur me bashkëpunimin e një rrethi të gjerë personash.

Ai përmendi Dorian Shurdhin, mik i Laert Haxhiut nga Belgjika, i cili fillimisht e kundërshtoi vrasjen duke thënë: “Do na kalbë në burg”. Por më pas atentati u realizua në një lokal, ku Tafani qëlloi tetë herë me një armë të llojit Zastava.

“Ky ishte ulur në lokal. Qëllova menjëherë. U hodh nga karrigia, por e qëllova përsëri. Ika kur më mbaruan fishekët. Mesa dëgjova, e kishte kapur në bark”, tha Tafani.

Pas atentatit, Tafani tregoi se u largua në këmbë, kaloi shinat e trenit dhe u mor me makinë. Rruga e arratisë kaloi përmes Çermës dhe më tej drejt Tiranës. Ata nuk ndaluan kur u sinjalizuan nga një patrullë policie. Ndërkohë, armët u hodhën në të njëjtin vend ku ishte hedhur edhe arma e përdorur në vrasjen e Albi Bashaliut.

Tafani u shpreh se ishte i maskuar me kapuç, një xhup të madh dhe një maskë COVID-i gjatë atentatit, duke tentuar të shmangte identifikimin.

Dëshmia e tij është pjesë e një sërë rrëfimesh që po zbardhin rrjetin kriminal dhe urdhëruesit e vrasjeve që kanë tronditur opinionin publik.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U ZGJODH KRYEPESHKOP I SHQIPËRISË/ Fortlumturi Joani vizitë zyrtare në Patriarkanën Ekumenike
Previous article ZGJATJA E HETIMEVE NDAJ METËS/ Berisha: Presidenti i PL është në burg pa fakt penal, po shkelen konventat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut

s.autor

Postime të ngjashme

"SHPORRNI PARTITË"/ Tension në tubimin para Kryeministrisë, protestuesit përplasen me anëtarë të FRPD Aktualitet

"SHPORRNI PARTITË"/ Tension në tubimin para Kryeministrisë, protestuesit përplasen me anëtarë të FRPD

"INVESTIMI NË ZVËRNEC DO NDRYSHOJË SHQIPËRINË"/ Artan Dulaku: Çmimet do rriten, blini tani në Vlorë Aktualitet

"INVESTIMI NË ZVËRNEC DO NDRYSHOJË SHQIPËRINË"/ Artan Dulaku: Çmimet do rriten, blini tani në Vlorë

"MOS KURSENI NË BLERJEN E..."/ Artan Dulaku: Ja kush po investon në Shqipëri Aktualitet

"MOS KURSENI NË BLERJEN E..."/ Artan Dulaku: Ja kush po investon në Shqipëri

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT