• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E QËLLOI ME THIKË PASI NUK PRANOI NDARJEN/ Mamaja e vajzës: Ne po përjetojmë një makth: Kjo nuk është hera e parë që ai…
Home
Aktualitet
Kronikë

E QËLLOI ME THIKË PASI NUK PRANOI NDARJEN/ Mamaja e vajzës: Ne po përjetojmë një makth: Kjo nuk është hera e parë që ai…

24 February, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Detaje të reja dalin në sipërfaqe nga ngjarja e rëndë që ndodhi në Torino të Italisë, ku 27-vjeçari me origjinë shqiptarë tentoi të vriste ish-të dashurën, Georgia Kaltsouni, studenten me origjinë greke, duke e qëlluar me thikë, në bark, në qafë dhe në gjoks.

Mamaja e Georgias, me lot në sy dhe ende e tronditur foli për “Protothema”, lidhur me tentativën për vrasje ndaj vajzës së saj të vogël.

“Është një mrekulli që vajza ime jeton. Ne po jetojmë një makth. Fatmirësisht ajo është më mirë tani dhe rreziku më i madh ka kaluar. Unë nuk mund të jem pranë saj për shkak të situatës së COVID-19. Ai ka tentuar të vrasë vajzën time dhe herë të tjera”, tha nëna e vajzës e cila jeton në Lesvos.

Sipas motës së Georgias, kjo nuk ishte hera e parë që Jetmir Kurtsmajlaj, ka tentuar të vrasë vajzën e re dhe se ai kishte kohë që i dërgonte mesazhe kërcënuese në rrjetin e saj social Instagram, “Do të vrasë”.

Motra studentes së re e cila u qëllua me thikë nga shqiptari, tha gjithashtu se më datë 16 shkurt Georgia është takuar me Jetmirin në një apartament ku ai po e priste me një shiringë të mbushur me helm, por ajo arrit të largohej.

Më pas ata janë ritakuar ditën e diel, ku ai e qëlloi me thikë duke e lënë të plagosur rëndë.

Mendohet se arsyeja e sulmit të 27-vjeçarit shqiptar ndaj studentes, ndodhi për motive xhelozie pasi i riu nuk mund të pranonte faktin që marrëdhënia e tyre e dashurisë kishte marrë fund.

Shqiptari e qëlloi Georgian 5 herë me thikë në bark, në qafë edhe në gjoks, në një rrugë pranë shtëpisë së saj. Ngjarja tërhoqi vëmendjen e kalimtarëve të cilën i kanë telefonuar menjëherë policisë.

Shqiptari është vënë në pranga disa metra larg nga vendi i ngjarjes.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËRMBYTJET/ Beqaj: 1 mln $ për të shpëtuar tokat e Bërdicës nga gërryrjet e tokës e lumit Drin
Previous article TRANSFERIMI TE LEGIA/ Zbulohet paga që do të përfitojë Ernest Muçi

s.autor

Postime të ngjashme

E TRISHTË/ Ky është alpinisti shqiptar që ndërroi jetë pasi ra në humnerë në Lëpushë (EMRI) Aktualitet

E TRISHTË/ Ky është alpinisti shqiptar që ndërroi jetë pasi ra në humnerë në Lëpushë (EMRI)

MERR FLAKË PYLLI NË MALLAKASTËR/ Digjen pisha, ullishte e shkurre Aktualitet

MERR FLAKË PYLLI NË MALLAKASTËR/ Digjen pisha, ullishte e shkurre

PËRPLASJA ME ARMË NË RADHIMË/ Jepen masat e sigurisë për të përfshirët Aktualitet

PËRPLASJA ME ARMË NË RADHIMË/ Jepen masat e sigurisë për të përfshirët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT