Dy person janë shpallur fajtor për vrasjen e një 18-vjeçari , Cameron Murfitt vitin e kaluar . Të dënuarit janë shqiptari Mario Gruda 23-vjeç i cili u shpall fajtor për veprën penale plagosje e rëndë më pasojë vdekjen.
Ndërsa i dënuari tjetër është Mason Bridle nga Lewisham, i cili u shpall fajtor për vrasje. Të dy burrat kishin mohuar krimin por Gjykata ka menduar ndryshe ndërsa dënimi përfundimtar për ta do të jepet të premten më 30 prill. Krimi i rëndë ndodhi më 15 mars të vitit 2020 ku fillimisht u raportua për një aksident rrugor ndërsa më pas policia gjeti të plagosur 18-vjeçarin i cili më pas ndërroi jetë.
Fillimisht 18-vjeçari ishte përplasur nga makinë që drejtohej nga shqiptari Gruda, i cili më pas doli dhe e goditi me thikë.


