Ilir Meta priti dje në takimin e tij në zyrë Sali Berishën, nën cilësinë e ish-Presidentit. Ky ishte takimi i dytë i Metës me një ish-President të Republikës pasi dje priti Rexhep Mejdani.
Pasi përfundoi takimin me Berishën,e shoqëroi edhe një batutë. Duke i shtrënguar dorën Berishës në dalje Meta tha: “Sipas traditës së malësorëve, e prita vetë mikun dhe e percolla deri tek dera”.
Berisha dhe Meta janë të barabartë në politikën shqiptare dhe të ngjashëm me detyrat që kanë mbajtur. Meta e prit dhe e përcolli Berishën sipas traditës së Malësorëve, por 18 vite më parë kur Meta ishte kryeministër në 2001 atij iu rrezikua jeta nga protesta e tropojanëve të organizuar nga miku i tij i sotëm Sali Berisha.
AlpeNews.al ka rikthyer dhe njëherë historinë sesi militantët e PD-s dhe mikut të tij Sali Berisha e pritën Ilir Metën asakohe kryeministër i Shqipërisë.
/AlpeNews.al